Festat e fundvitit/ “Babadimrat” vrapuan rrugëve të Shkupit!

Në Sheshin e Shkupit u mbajt gara e 10-të me radhë e vrapimit të Babadimrave. Qindra pjesëmarrës vrapuan 2 kilometra të veshur si Babadimri. Ngjarja u shoqërua me program zbavitës.

Gara tradicionale e Babadimrave që shënon fundin e vitit është është mbajtur për të dhjetën herë në qendrën e qytetit në Shkup.

Të veshur si Babadimri qindra pjesëmarrës vrapuan 2 kilometra.

Mé të entuziazmuar në këtë rast ishin fëmijët me të cilët bisedoi Televizioni Klan. Ata na treguan se çfarë dhurata presin.

Ngjarja u shoqërua edhe me program zbavitës; me lotari të dëshirave për Vitin e Ri, u ndanë pako për fëmijtë nën 10-vjec, kurse në fund u mbajt ceremonia solemne e shpalljes së fituesve. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share