“Ta respektojmë njëri-tjetrin, sepse pa ne të gjithë, nuk ka shtet maqedonas” – thotë në urimin e saj Presidentja Gordan Siljanovska Davkova.
“Sot, kur jetojmë ëndrrën e tyre, të mos harrojmë se shtetësia është fituar me vështirësi, se nuk na është dhuruar dhe duhet të mbrohet me instrumente demokratike, në vend të armëve sikur dikur” – thotë Presidentja Siljanovska Davkova.
Urimi ka mbërritur edhe nga Kryeparlamentari, Afrim Gashi. Sipas tij, qëllimi ynë strategjik tani është anëtarësimi i plotë në BE dhe etablimi i mëtejshëm në NATO.
“Datat e rëndësishme në historinë e kombeve tona janë rikujtimi jonë se duhet të veprojmë së bashku në ndërtimin e një shteti bashkëkohor dhe me prosperitet”– thuhet në urimin e Kryeparlamentarit Gashi.
Në urimin e tij, Kryeministri Mickoski bëri thirrje për unitet.
“Të mos e humbim kohën në ndasi dhe çështje që na ndajnë, por të punojmë për jetë më të mirë, standard më të lartë dhe të krijojmë shoqëri të mundësve dhe respektit” – thotë Kryeministri.
Ndryshe, për nder të themelimit të VMRO-së në vitin 1893 në Selanik, Maqedonia e Veriut sot shënon Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase. Kjo organizatë kishte për qëllim autonominë për Maqedoninë përmes luftës revolucionare, kurse kulminacioni u arrit me Kryengritjen e Ilindenit më 1903.
Ndahet edhe çmimi shtetëror “23 tetori”. Këtë vit, çmimin e fitoi poeti Slave Dimovski për të arritura në shkencë, kulturë dhe arsim. /tvklan.mk/