Festa për rënien e Assadit – burri humbi kontrollin mbi automatikun, raportohet për viktima dhe të plagosur

Festimi i rënies së regjimit të Bashar al-Assad në Raqqa të Sirisë u shndërrua në tragjedi pasi një burrë humbi kontrollin në automatik, duke shkaktuar panik dhe përleshje me policinë që la të vdekur një person. Të paktën 15 persona u plagosën.

Sirianët u mblodhën në qendër të qytetit dhe disa shprehën gëzimin e tyre me të shtëna festive, kur një burrë humbi kontrollin e automatikut dhe gabimisht hapi zjarr ndaj kalimtarëve, duke plagosur disa njerëz, thanë disa dëshmitarë për CNN-in.

Tensionet janë rritur në Raqqa që nga rënia e regjimit midis SDF-së të mbështetur nga SHBA-ja dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA) të mbështetur nga Turqia. Disa banorë të qytetit me mbizotërim arab i kanë bërë thirrje SDF-së që t’ia dorëzojë kontrollin e qytetit FSA-së. Shumica e popullsisë së Raqqas janë arabë ndërsa kurdët janë pakicë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Middle East Eye (@middleeasteye)

 

Pas të shtënave, shpërthyen përleshjet midis të rinjve dhe një grupi lokal sigurie të lidhur me SDF-në, Forcat e Sigurisë së Brendshme, ku burrat hodhën gurë dhe forcat e sigurisë u përgjigjën me armë zjarri.

Disa njerëz u përpoqën të përfitonin nga kaosi duke sulmuar gjykatën qendrore të Raqqa për të liruar të burgosurit, por forcat e sigurisë i shtynë ata, duke hapur zjarr për t’i shpërndarë, sipas dëshmitarëve dhe një deklarate nga forcat e sigurisë.

Të paktën një person u vra dhe disa u plagosën në kaosin jashtë gjykatës, sipas një gazetari lokal dhe dy dëshmitarëve.

Forcat e sigurisë së brendshme njoftuan se disa nga anëtarët e tyre ishin në mesin e të plagosurve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share