Festa e Kurban Bajramit/ Manifestimi qëndror u mbajt në xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup

FESTA E KURBAN BAJRAMIT

Besimtarët muslimanë në vend dhe mbarë botën islame sot festojnë Kurban Bajramin, një ndër festat më të mëdha islame. Manifestimi qendror I Festës së Kurban Bajramit u mbajt në Xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup

Me faljen e namazit të sabahut në ora 4.23 dhe me atë të Kurban Bajramit 5.38 besimtarët mysliman u mblodhën në Xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup ku u mbajtë Manifestimi qendror I Festës së Kurban Bajramit.

Duke shtrënguar duart me njeri tjetrin dhe duke uruar për mirëqenie me të mire besimtarët më pas ju drejtuan familjeve të tyre. E në këtë manifestim Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, reis Shaqir efendi Fetahu në porosinë e Kurban Bajramit duke uruar besimtarët për dashuri dhe tolerance mes njëri tjetrit tha se festa e Kurban Bajramit simbolizon devotshmërinë e nivelit të lartë.

“Festa e Kurban Bajramit me të gjitha vlerat dhe elementet e saja ritualistike tregon konceptin e ngritjeve të shoqërive duke na mësuar se nuk ka vepra madhore pa sakrifica madhore dhe se ndihma e Zotit intervenon atëherë kur me përkushtimin më të madh japim gjithçka nga vetja, sinqeritetin, angazhimin, dijen, për një të ardhme më të mirë”, tha Fetahu.

Kurban Bajrami, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e profetit Ibrahim të flijojë djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit. Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjesë; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share