Disa orë pas mbylljes së vendvotimeve, simpatizantët e BDI-së nisën të kremtojnë fitoren… Festa nisi në Kumanovë..
Më vonë festa u shpërnda nëpër disa qytete. Para selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël, por edhe në Sheshin e Tetovës…
Simpatizantët e Frontit Evropian, nga pasi dolën në epërsi në Komunën e Çairit bashkë me zv. Kryeministrin Artan Grubi nga Çairi u nisën drejtë sheshit Skënderbe në Shkup…
Aty forcat e rendit kishin krijuar kordonin policor, duke marrë parasysh se në këto hapësira gjendet edhe shtabi i koalicionit VLEN..
Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi, tha se 24 prilli ishte vetëm fillimi, kurse fitorja e madhe do të vuloset më 8 maj.
”Me gjithë ato konstruksione me gjithë ato koalicione për ta shkatërruar UÇK, BDI dhe Ali Ahmetin dështuan në mënyrë spektakulare sepse qytetarët u rreshtuan pas Ali Ahmetit pas Frontit Evropian dhe unë dua ti falendeeroj nga zemra për këtë fitore dhe kjo fitore vetëm se do të dyfishohet me 8 Maj” – tha Artan Grubi.
Grubi nuk e konsideroi si provokim festën para shtabit të opozitës Vlen, por përkundrazi theksoi se është sheshi të cilin e ka ndërtuar Ali Ahmeti dhe shesh i qytetarëve. Ai edhe një herë i bëri thirrje opozitës shqiptare që të reshtohet me Frontin Evropian. /tvklan.mk/