Festa e 23 tetorit- Mickoski inicon projektin për strategjinë shtetërore deri më 2050!

“Historia duhet të na afrojë e jo të ndajë” – ishte ky mesazhi I Kryeministrit Mickoski gjatë shënimit të 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, në Akademinë Solemne nën moton “Amaneti që obligon”.

Kryeministri dhe Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, bëri thirrje për unitet. Por, kjo thirrje nuk iu drejtua vetëm spektrit politik “të majtë” e “të djathtë” në vend, por edhe Shqiptarëve si dhe Bullgarëve.

“Këtë ditë dua ta festojmë të gjithë, edhe ana e majtë dhe djathtë e spektrit politik në Maqedoni. Për shkak se VMRO ëstë histori e tyre. Dua që kjo festë të jetë e gjithë qytetarëve për shkak të unitetit që e kanë demostruar atëherë nga të gjitha anët e Maqedonisë pa marrë parasysh përkatësinë etnike”, tha Mickoski.

Por, Kryeministri Mickoski, tha se nuk duhet të dorëzohemi, pavarësisht sfidave që kanë të bëjnë me ruajtjen e identitetit të maqedonasve.

“Ne qëmoti do të ishim në BE nëse nuk ishte problemi grek me Maqedoninë dhe problemi bullgar me Maqedoninë. Të rikujtojmë se problemi grek dhe bullgar nisi menjëherë pas pavarësimit të Maqedonisë dhe vazhdojnë si pjesë e politikës së tyre strategjike bazuar në interpretimin e tyre të historisë dhe interesat rajonale deri në ditën e sotme”, deklaroi Mickoski.

Kryeministri Mickoski në Akademinë solemne me rastin e festës shtetërore të 23 Tetorit, paralajmëroi nismën e një projekti serioz, që sic tha, do të shkrihet në strategji për vendin deri në 2050, për të definuar interesat kombëtare. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share