Pas Hamilton skuteria italiane gati të marrë edhe inxhinierë e teknikë nga gjermanët
Revolucioni tek Ferrari për vitin 2025 nuk ka përfunduar ende. Pas akordit me Ljuis Hamilton, skuteria italiane është gati për të goditur sërish Mercedes. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, kokëkuqja është gati për të veshur me të kuqe teknikë dhe inxhinierë për të forcuar ekipin dhe për t’i dhënë një shtysë të madhe drejt titujve kampion. Duke iu referuar Gazzetta Dello Sport, hapi i parë do të bëhet në muajin maj, kur Loic Serra, një inxhinier francez do të zbarkoj tek Ferrari.
Ai shihet si përgjegjës kryesor në suksesin e Mercedes, kryesisht për kontrollin fizik të mjetit. Jo vetëm kaq: Hamilton në Itali mund të përqafojë edhe Riçardo Musconin, nga Imola, i cili është përgjegjës për aktivitetet në pistë në Mercedes.
Nëse ai do të zbarkonte vërtet në Maranello, do të ishte një shtysë e mëtejshme për të parë figura të tjera që bëjnë kalimin nga ekipi gjerman. në atë italian. Kjo do të krijonte mundësi të shumta që dy pilotët Hamilton dhe Sharls Leklerk të kishin mundësi për të luftuar për titullin kampion.Klan News