Fermerët rumunë në protestë, bllokojnë akset rrugore

Ata protestojnë kundër kostos së lartë të naftës dhe kundër importeve të Ukrainës

Pas fermerëve gjermanë, janë ata rumunë që ngrihen në protestë.

Ata bllokuan hyrjen në një pikë kufitare me Ukrainën dhe protestuan në periferi të kryeqytetit Bukuresht. Protestat janë kundër kostos së lartë të naftës, masave të BE-së për të mbrojtur mjedisin dhe presioneve në tregun e brendshëm nga mallrat bujqësore të importuara ukrainase.

Ministri i Bujqësisë Florin Barbu dhe 10 shoqata fermerësh thanë të hënën se kishin arritur marrëveshje për një sërë kërkesash, duke vendosur afate të qarta për përmbushjen e tyre, por protestat kanë vazhduar.

Ndërkohë, shoferët e kamionëve janë ende në negociata me ministritë e transportit dhe financave. Ata janë shqetësuar për rritjen e taksave dhe pritjet e gjata për të kaluar kufirin.

Edhe kamionistët polakë kanë qenë në protesta që nga nëntori. Ata ishin të shqetësuar për “konkurrencë të pandershme”.

Megjithatë , ata pezulluan protestën e tyre të martën pasi nënshkruan një marrëveshje me qeverinë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share