Fërçkovski: RMV-së i duhet sistemi zviceran i qeverisjes, shqipja duhet të respektohet!

Ish-ambasadori Ljubomir Fërçkoski, në Klan Debat në Klan Maqedoni, duke diskutuar mbi strukturën politike të Maqedonisë, ka potencuar se vendit i duhet një sistem që i ngjan atij zviceran të pushtetit ekzekutiv, me dy parti maqedonase dhe dy shqiptare, pa një opozitë.

“Maqedonia i përshtatet sistemit zviceran të pushtetit ekzekutiv, dhe është pushteti ekzekutiv i një koalicioni të madh, në parim është, dy parti apo grupe maqedonase, dy shqiptare, dhe është një pushtet i përhershëm, pa opozitë. Opozita është për disa elementë të vegjël, përqindjet e tyre brenda janë sipas rezultateve të zgjedhjeve, por në thelb gjithmonë keni një koalicion të madh. Nuk kemi konflikte ideologjike të llojit, duhet një opozitë që të korrigjojë qeverinë”, tha Fërçkovski. 

Fërçkoski gjithashtu komentoi edhe përdorimin e gjuhës shqipe në RMV.

Sipas tij, kjo cështje nuk ka të bëjë nëse e duam apo se duam, por sipas tij, ka një kontratë dhe ajo duhet të respektohet me kujdes.

“Duhet pasur kujdes në marrëdhëniet ndërkombëtare, nuk është se na pëlqen apo nuk na pëlqen, ne kemi njëfarë qëndrimi ndaj gjuhës shqipe. Ne thjesht kemi një marrëveshje. Në shtetet multikulturore kontratat janë të rëndësishme, sepse nëse nuk i ke kontratat dhe nëse nuk i zbaton kontratat, atëherë gjithçka që të mbetet është forca. Shtyjnë dorën e njëri-tjetrit dhe kush është më i fortë për të shtyrë, shkon me zgjedhjen e, është një situatë e keqe, është një situatë e hyrjes në konflikt. Kur ke një marrëveshje, kur je me fat të kesh një marrëveshje, siç e kemi ne, atëherë duhet t’i përmbahemi dhe kjo është shumë e lehtë të bëhet me një vullnet të lehtë”, deklaroi Fërçkovski. 

Fërçkoski gjithashtu shtoi  se përdorimi  i gjuhës shqipe në proceset gjyqësore është një e drejtë themelore për shqiptarët, por nuk sigurohet sic duhet. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share