Feraj: Struga më e fortë se Beogradi!

Struga më e fortë se Beogradi. Ky është konstatimi që ka bërë përmes një shkrimi në “facebok”, Hysamedin Feraj, profesor i filozofisë politike nga Tirana dhe këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Feraj, siç përcjell KlanM., bën krahasimin e shpalljes “non grata” nga SHBA të kreut të Komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe ish shefit të Shërbimit Sekret të Serbisë, Aleksandar Vulin. Nëse ky i fundit u detyrua të japë dorëheqje pas vendimit të DASH-it, sipas Ferajt, Merko ende qëndron dhe kryen detyrat në krye të administratës lokale edhe 5 muaj pas shpalljes “i padëshiruar” nga SHBA.

Feraj përmend edhe faktin se të dy, edhe Merko edhe Vulin janë shpallur “të padëshiruar” nga SHBA për shkak të korrupsionit dhe krimit të organizuar, përcjell KlanM.

“Ramiz Merko më i fuqishëm se Vulini, Kovaçevski më i fuqishëm se Vuçiqi, Struga më e fortë se Beogradi! Merko dhe Vulini u futën në listën e zezë të DASH-it për shkak të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Por, përballë DASH-it,
– Vulini u detyrua të japë dorëheqje nga posti, Merko e gëzon krejt i qetë;
– Vuçiqi e lëshoi Vulinin, Kovaçevski e mban Merkon;
– Begradi u dorëzua përballë SHBA-ve, Struga qëndron e fortë përballë SHBA-ve”, ka shkruae Hysamedin Feraj./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share