Fëmiju me epilepsi kalon kufirin në Tabanoc pa pritur me orë

HAPEN DY KORSI SHTESË PËR TË SHMANGUR RËMUJËS NË KUFI

Fëmiju me epilepsi bashkë me familjen kalon kufirin pa pritur me orë të tëra në Tabanoc në korsinë e autobusave. Ndërsa udhëtarët të tjerë me nervozizëm po presin me orë të tëra për të hyrë në vend. Më vështirë e kanë të sëmurët, moshuarit dhe fëmijët që presin me orë të tëra për të kaluar kufirin.

“Kolona kilometërshe edhe sot në kufirin Tabanoc, qytetarët të cilët vijnë, qytetarët të cilët vijnë nga Serbia për të hyrë në Maqedoni po presin me orë të tëra. Ndërsa ministri i punëve të brendshme paralajmëroi hapjen e dy korsive shtesë për të shmangur rëmujën” – raporton gazetarja Arbana Qerimi.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski për herë të dytë këtë jvë vizitoi kufirin. Tha se 45% ëahtë rritur kalimi i kufirit dhe ky është shkaku i rëmujës. Por shpreson se me hapjen e dy korisve shtesë do të ulet pritja në kufi.

Qëllimi jona përfundintar është heqja e tërësishmeve e kufive, por është e patjetërsueshme që të ketë kontrolle për çështje sigurie. Ja prej sot me qëllim shmangjen e rëmujës u hapën dy kosi shtesë. 45% për rritur kalimi i kufirit dhe kjo kontribon që të ketë edhe rëmujë.One stop nuk do të thotë që ramapt janë ngritur dhe udhetarët mund të kalojnë në kontrollët paraprake” – Oliver Spasovski Ministër i MPB-së

Edhe më vështirë e kanë transportuesit e mallërave që ndodh të presin edhe nga 24 orë. Por përshkak të ekipeve televizive rrenujë ne pjesën e kamionave nuk kishte. E për këtë drejtoresha e Doganave Sllavia Kutirov thotë se bëjnë çmos për zgjidhjen e këtij problemi.

“Në këto temperatura të larta dhe në kohë të gjithë kurbetçi vinë në vend po bëjmë përpjekje që të zvoglëojmë pritjen në kufi veçanarisht për transportursit e mallërave. Reaguam menjëherë pasi morëm vesh një njëra prej korisve nga “Ballkani Hapur” nuk funskionon, biseduam edhe me autoritetet serbe dhe ky problem është zgjidhur” – deklaroi Sllavia Kutirov.

“Nuk ka nevojë që te kemi kufi është vetëm pritje pa nevojë, duhet të jetë sikur në perendim”.

“Nuk kemi pritur shume, vetëm gjysmë ore”.

Për momentin janë funksionale 10 korsi, dy për kamion që transportojnë mallëra, një për autobus dhe 7 për automjete. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share