Dy fëmijët e Liridona dhe Naim Murselit kanë udhëtuar drejt Suedisë, të shtunën, më 9 dhjetor.
Sipas Klan Kosova, shteti suedez i ka marrë në mbrojtje dy të miturit, pasi kanë nënshtetësi suedeze.
Si i dyshuar për këtë vepër është arrestuar edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe tre persona të tjerë.
Ditën e djeshme, më 9 Dhjetor u arrestua Tomë Dodaj nga Gjakova, personi i katërt i përfshirë në ngjarje, i cili dyshohet se i ka siguruar armën e krimit bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit dhe ekzekutuesit të dyshuar Granit Plavës.