FËMIJËT DERË MË DERË NË KËRKIM TË ËMBËLSIRAVE
“Oj inxhe a keni bajram”!
Fëmijët më së shumti i gëzohen festave të Bajramit. Një traditë e tyre nuk është zhdukur krejtësisht. Bojana e Komunës së Sarajit me xhelozi e ruan këtë traditë, njofton KlanM.
Fëmijët shkojnë derë më derë për të mbledhur ëmbëlsira.
Aulona na tregoi se sa me dëshirë e kishte pritur këtë festë duke blerë rroba të reja dhe duke pritur që ta shijojë ditën e sotme.
“Unë festen e Kurban Bajramit e kam pritur me shumë qef, sepse është një festë shumë e gëzuar për fëmijet”.
“Po kam blerë tesha të reja mi ka blerë babai edhe motra edhe vëllau im ka blerë rroba të reja”.
“Po mledhemi me shoqet dhe shkojm në shtëpij tek tjetra bëjm bajram”, tha një fëmijë.
Edhe Edona e vogël thotë se mezi kishte pritur Bajramin.
“Edhe tesha edhe pregaditjet të gjitha i kam bërë mënjëherë sepse kam qenë shumë e gëzuar, kam pasur shumë dëshirë që çdo ditë të jetë kjo festë”.
Fatkeqësisht shumë familje kanë të afërmit e tyre në mërgim. Urimet për Bajramin, sic njofton KlanM, i bëjnë përmes telefonit. Këtë mungesë më së shumti e ndjejnë fëmijët.
-Sa mendon se kjo fest na bashkonë me familjet vijn familjet dhe ne shkojm?
-Jo shumë përshembull nëse familjet tona që jemi këtu në Maqedoni i bashkon por mërgimtarët jo edhe aq.
“Zakonishtë nuk vijnë shumë shpesh por flasim në telefona”.
-A ke familje që jetojnë larg?
-Po edhe atë shumë. Zakonisht flasim prej telefonave meqenëse nuk mund të vijnë edhe aq shpesh sepse janë largë”.
Por Bajramet shpërfaqin një bukuri tjetër. Festa, sic njofton KlanM, bashkon familjet, ku shumë mërgimtarë kthehen në vendlindje.
“Edhe Bojana si çdo vendbanim tjetër e kemi këtë problematik me shpërnguljen e banorëve, afërsishtë gjysma e Bojanës, gjysma e banorëve të Bojanës nuk janë në vendlindje. E mira është se ato zakonisht kthehen për festa për Bajram shumica e gurbetçarëve kthehen dhe i kemi këtu por edhe mungojnë, mungojnë shumë”, tha Hesat Shaqiri, banor.
Fëmijët kishin edhe një mesazh festiv për të gjithë besimtarët, por edhe për mërgimtarët.
“Urime festa e Kurban Bajramit”./KlanMacedonia