Aktori i njohur fejohet me partneren pas divorcit nga ish-bashkëshortja
Aktori Channing Tatum dhe aktorja Zoe Kravitz nuk janë më vetëm duke e shijuar romancën e tyre, sepse dyshja janë fejuar tanimë. Aktori 43-vjeçar i “Magic Mike”, dhe aktorja 34-vjeçare e “Batman”, janë në një lidhje për dy vjet që kur thuhet se kanë punuar së bashku në një film.
Kravitz thuhet se u pa me një unazë fejese, ndërsa çifti merrte pjesë në festën e “Halloween-it” të modeles Kendall Jenner. Në nëntor të vitit të kaluar, Kravitz dha komplimentet më të mira mbi Tatum, duke e përshkruar atë si një “njeri të mrekullueshëm”. Çifti u takua pasi ajo e përzgjodhi Tatum në filmin e saj, kur po bënte debutimin e saj si regjisore në “Pussy Island”.
Gjatë xhirimeve ajo e përshkroi si njeri të ëmbël dhe të mrekullueshëm, ndërsa Tatum tha se historia e tyre është perfekte.
Kravitz gjithashtu këngëtare, është vajza e legjendës së rock-ut Lenny Kravitz dhe aktores së “The Cosby Show”, Lisa Bonet.
Klan News