FC Shkupi largon trajnerin Ernes Gjoka !?

Pas barazimit  me  Voska Sport në ndeshjen hapëse të kampionatit  në cilësin e vendasit 3-3 dhe disfatës në xhiron e dytë të sezonit sezonit vjeshtor nga Gostivari 2-0, drejtuesit e FC Shkupi kanë larguar trajnerin  Ernes Gjoka nga  pozita e shefit të stafit teknik .

Ernest  Gjoka te Shkupi  udhëhoqi ekipin nga Çairi  në pesë xhirot  e fundit  të sezonit të kaluar  ndërsa   kishte kontrtatë që ta drejtoj  ekipin edhe ne sezonin e ri  2024/2025

Strategu shqiptar gjatë karrierës së tij trajner ka drejtuar Kukësin, Flamurtarin, Vllazninë, Kamzën dhe Apoloninë, ndërsa  nga   ekipet e maqedoisë Veriut  me ekipin e Shkëndijë ka fituar titullin kampion me në sezonin 2020/21, ndërsa në  ekipin e Shkupi erdhi në prill, por pas vetëm katër muajsh duhet të jetë në kërkim të ndonjë skuadre  tjetër.

Nga  drejtuesit e klubit  akoma nuk ka asgjë zyrtare  por në faqen fejsbuk të klubit shkruan: “FC Shkupi në ndeshjen e xhiros së tretë kundër rivalit të përbetuar, Vardarit do të drejtohet nga një trajner tjetër, e që me shumë gjasa pritet të jetë turk”. /tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share