Klubi i futbollit Shkupi pas rezultateve jo të kënaqshme në ndeshjet e fundit dhe sidomos eliminimi nga Kupa nga skuadra e Tikveshit gjatë ditës së djeshme ka shkarkuar trajnerin Mladen Zhizhoviq dhe ndihmësin e tij Pero Pejiq.
Duke pasur para sysh se ekipi sot zhvillon ndeshjen e javës së 28-të kundër Sileksit në Kratovë, përgjegjësia për ta drejtuar ekipin mbetet ndihmësve Matia Mirkov, Orhan Abdiu dhe Enes Qaili.
Sa i përket pasardhësit të Zhizhoviq në pankinën e nxehtë të FC Shkupi do të mësohet ditëve në vijim
Kujtojmë se pas 27 ndeshjeve të zhvilluara në kampionatin 2023/2024, FC Shkupi aktualisht mbanë pozitën e dytë me 15 fitore, 9 barazime dhe 3 disfata duke grumbulluar 54 pikë. /TvKlan.mk