Futbollistët e FC Shkupi do të përballen me Lincoln Red Imps nga Gjibraltari në para xhiron e parë të Ligës së Kampionëve. Fati ishte në anën e shkupjanëve pasi kishte mundësi përballjeje me Sherif Tiraspolin, Karabahun, Slovan Bratislavën dhe Shamrok Roversin.
Edhe pse kampionët e Gjibraltarit janë autsajderë në letër, trajneri I FC Shkupi, Goce Sedlloski, ka bërë thirrje për kujdes.
FC Shkupi ndeshjen e parë do ta luajë në terrenin vendas më 05 ose 06 Korrik, derisa më 12 ose 13 Korrik shkon në Gjibraltar.
Klubi ka punuar me përkushtim që të arrijë të marrë lejen për ndeshje evropiane në stadiumin “Çair”, por nëse UEFA-ja do ta je “dritën jeshile” do të shihet periudhën e ardhshme.