Futbollistët e FC Shkupit, në përgjithësi, vlerësojnë se organizimi i Kampionatit Botëror të Futbollit në Katar është mjaft i mirë. Për Mundo Klan ata janë shprehur për ekipet e tyre favorite, por edhe për kombëtaret që mund të bëjnë befasi në këtë kampionat…Për më shumë ndiqni prononcimet e tyre…
“Duhet të jemi realist, një organizim i paparë, organizim shumë i mirë nuk i mungon asgjë dhe besoj se shumë shpejt do të arrijnë të bëjnë edhe këto ndeshjet evropiane apo Liga më të forta në Europë që janë pasi që duhet shumë kushte të mëdha, shumë para të mëdha. Sedi se sa do mund ta realizojnë menjëherë pas botërorit. Sa jemi të kënaqur. Shohim futboll të mirë, shohim që ka edhe befasi, sikur që kishte Arabia, Japonia dhe shumë të tjerë… Unë këtë vit jam neutral pasi që dy kombëtaret që i përkrah, një kombëtaren tonë dhe tjetra është Italia. Po asnjëra as tjetra nuk janë atje dhe sikur deri tani që i kam parë ekipet për mua favoritë do të jenë Anglia dhe Brazili”, deklaroi Omer Bunjaku, Drejtor Sportiv i Shkupit.
“Së pari, këtë që e kemi ndjekur deri tani, nuk kishte ndonje incident. Organizimi, sipas mendimit tim, deri më tani gjithçka në rregull. Sa i përket ndeshjeve që i kanë zhvilluar reprezentacionet, ka shumë befasi, i pamë edhe vet Argjentina, Gjermania. Por e dijmë se në kohën e sotme të gjithë luajnë futboll nuk ka relaksim, pak të relaksohesh çdo reprezentacion të dënon. Kjo u vërtetua edhe kundër Gjermanisë edhe kundër Argjentinës. Do të ketë edhe shumë befasi deri në fund. Të gjitha terrenet atje janë rregulluar të kenë temperaturë të njëjtë sipas asaj që e shohim, domethënë janë adaptuar me siguri. Moti atje është i nxehtë por nëpër terrene, temperatura është normale për ta zhvilluar ndeshjen…Dëshiroj që edhe Serbia edhe Kroacia, atje ku një kohë të gjatë kam luajtur, do të ishte mirë të arrijnë në finale. E pamë se në ndeshjen e parë nuk luajtën diçka shkëlqyeshëm. Dëshiroj që të japin më të mirën e tyre në ndeshjet tjera”, u shpreh trajneri Goce Sedloski.
“Unë mendoj se ky është botërori më i mirë në aspektin e organizimit me stadiumit e me të gjitha… Ekipi im favorit për këtë botëror është Senegali, mbështes edhe ekipin e Arabisë Saudite por favorit im mbetet Senegali… Do Zoti që Senegali të fitoj kupën”, deklaroi futbollisti Valid Hamidi.
“Deri më tani është në nivel të lartë organizimi dhe gjithë kushtet që i kemi parë nërmjet të televizioneve ata na kanë mahnitur me stadiumet që janë ndërtuar atje. Ka pasur rezultatet disa të pritshme por ka pas edhe shumë surpriza në kë rrethë të parë. Mendoj që jemi të kënaqur me fillimin e këtij Kampionati Botërorë… Tifo? Favoritët e mi që mund të them janë Anglia dhe Brazili. Shpresoj dhe mendoj se njëra prej këtyre do ta fitoj Kupën e Botës”, tha Besir Demiri, futbollist.
“Është një kompeticion i mrekullueshëm me disa surpirza… Ekipi im favorit është Senegali…. Mbështes 100 përqind Senegalin sepse është kampion i Afrikës”, deklaroi futbollisti Sunday Adetunji.
“Unë mendoj që organizimi është perfekt, fansa plotë, stadiumet janë full. Prej lojrave jam i kënaqur, jemi duke i ndjekur shumë. Loja të mira, loja të bukura. Shumë derbi janë duke shkuar lojat që e pamë Gjermania humbi prej Japonisë. Në Botërorë nuk ka favorit krejt janë në nivel të lartë… Unë nëpërgjithësia jam duke ndjekur botërorin, por mendoj për Francën… Momentalisht mund të them për Brazilin dhe Francën”, futbollisti, Ali Adem.
“Po mire, në rrethin e parë mendoj se të gjithë taktizojnë, presin pak nuk shkojnë krejt të sulmojnë. I matin forcat mes veti deh mendoj se si do të rrjedh më tej kampionati do të ketë më tepër gola dhe do të jetë interesnat pë publikun të shikojnë… Si ekipe do t`i veçoj skuadrat e Ballkanit, Kroacinë dhe Serbinë, Nga këto dy ekipe shpresoj të mbetet deri në fund të kampionatit. Do shohim më tutje, ka shumë ekipe të mira… Po ka shumë reprezentacione por si favorite mund të jenë Brazili, Argjentina edhe pse zhgënjeu mendoj se mbete favorite, Portugalia gjithashtu e veçoj, Spanjën. Do të shohim se si do të rrjedh kampionati, ka shumë favoritë”, tha futbollisti Kristijan Acevski.
“Organizimi! Mendoj se është aq sa e kam ndjekur mendoj se është me të vërtet organizimi mire atje në Katar. Mendoj që gjitha ekipet janë shumë të përgatitura fizikisht dhe për ate mendoj se ndodhën kë befasitë. Por mendoj se deri tani është duke u luajtur një botërorë interesante… Unë jam tifozë, të theme të drejtën i Italisë, kurse Italia nuk është, tani nuk kam diçka. Mund për Zvicrën pak pasi siç e dim aty kemi edhe lojtar shqiptar. Por nuk di, nuk kam ndonjë shtet që kam simpati… Shih tash siç e pamë ndeshjen e Brazilit, mendoj se Brazili ka një ekip me të vërtet shumë të fortë…… Franca, Brazili mund të them se edhe pse Gjermania humbi ndeshjen e parë mendoj se do të kthjellet dhe do të kthehet”, u shpreh Xhelil Abdulla, futbollist./KlanMacedonia