FC Shkupi nisi përgatitjet për sezonin pranveror

Ekipi i FC Shkupi, nga dita e sotme  ka  filluar  përgatitjet  për pjesën pranverore të kampionatit 2023/24, në Ligën e parë të futbollit. Në grumbullimin e  stafi  teknik  që drejtohet  nga  Zhizhoviq  ka  njoftuar   futbollistë me  plan programin e  punës  gjatë fazave përgatitore . Faza e pare do të zhvillohet në  Çair, ndërsa  ajo kryesore në Antalia  të Turqisë. Në grumbullimin e parë u vërejt  mungesa e disa nga futbollistët të cilët kishin leje nga stafi teknik shkaku i festive. Ndërkaq në faqen zyrtare janë publikuar edhe emrat e futbollistëve të cilët nuk do të jenë pjesë e FC Shkupit  në pjesën pranverore të kampionatit, Bëhet  fjalë për futbollistin brazilian Queven të cilit në fund të dhjetorit i skadoi kontrata, ndërkohë me tre futbollistë të tjerë si Niltinho, Hodzic dhe Abazi, ekipi ka ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje dypalëshe.

Drejtuesit e  klubit kanë paralajmëruar se ditëve në vijim do të nisim me prezantimin e prurjeve të reja në klub, me të cilët shpresojnë të rrisim edhe më shumë konkurrencën në ekip për arritje sa më të larta./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share