FC Shkupi me fanella të zeza deri në fund të këtij kampionati për nder të viktimave të Turqisë dhe Sirisë

“Klubi ka vendosur që në shenjë respekti për të gjitha viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri deri në fund të sezonit ekipi t’i luajë ndeshjet me fanellat e zeza”, thuhet në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të FC Shkupi.

Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet katastrofal, që mori më shumë se 35 mijë jetë njerëzish dhe në shenjë zie për këtë tragjedi kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Shkupi ka vendosur të ndërrojë fanellën.

Pronarët e Shkupit, të cilët janë investitorë nga Turqia, në shenjë nderimi për familjet, vendosën deri në fund të sezonit që lojtarët e tyre të luajnë me fanella për nder të viktimave.

Sh.S. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share