RAMANI: SYNIMI JONË ËSHTË TË JEMI KAMPIONË
FC Shkupi, në sezonin pranveror do të luftojë për të fituar titullin kampion por edhe Kupën e vendit. Këtë për Klan Maqedoni e pohoi futbollisti Hamza Ramani, menjëherë pas fillimit të përgatitjeve, që ekipi ka filluar ti zhvillojë në stadiumet e kryeqytetit. Drejtuesit e klubit janë duke e kompletuar ekipin me emra të ri të futbollistëve siç janë portieri Kristijan Naumovski dhe futbollistin e krahut Darko Dodev.
“Po normalisht, qëllimi i Shkupit është çdo here që të shpallemi kampion, dhe kemi shanse të sjellim dy trofetë në Çair. E kemi mundësinë edhe nëpërmjet Kupës edhe përmes kampionatit. Shpresojmë se do ti sjellim të dy trofetë në Çair që ti gëzojmë tifozët tanë dhe të gjithë shkupjanet kudo që janë anë e mbanë botës “, tha Hamza Ramani, futbollist.
Shkupi krahas fondit të lojtarëve që ka në merkaton e dimrit paralajmëroj edhe përforcime tjera që dëshmon seriozitetin e tyre për të fituar dy trofetë.
“Unë ju premtojë që së bashku me lojtarët tanë që janë dhe që do të vine e dimë planin , e dimë se Shkupi çfarë plani ka dhe shpresojmë që dy trofet ti sjellim në Çair. Këtë ua premtojë tifozëve tanë”, tha Hamza Ramani.
FC Shkupi deri më 20 janar do të punon në terrene vendor, ndërsa më pas do të udhëton në Antalia ku do të zhvillon edhe 5 ndeshje kontrolluese me skuadra të njohura nga vende të ndryshme./KlanMacedonia