Sot në stadiumin “Burimet e Biljanës” në Ohër u zhvillua finalja e Kupës së Maqedonisë në mes FC Shkupit dhe Shkëndijës gjenerata 2004.
Ndeshja u mbyll me rezultat 5:3 në favor të Shkupit.
Dy gola të shënuar brenda 5 minutave të para dhe shumë raste nga të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen në kohën e rregullt me shifrat
1:1, ashtu që fituesin e përcaktuan goditjet nga pika e bardhë, e ku më të suksesshëm dolën të jenë futbollistët e FC Shkupit nga ku edhe përfundoi ndeshja me rezultat 5:3 në favor të Shkupit.