FBI po kërkonte në shtëpinë e Trump dokumente për armë bërthamore

Qeveria amerikane është e shqetësuar për informacionet që mbante ish-presidenti

Mediat amerikane raportojë se kontrolli i FBI në rezidencën e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara në Florida u bë për të kontrolluar për dokumente shumë sekrete që kanë lidhje me armët bërthamore.

“Washington Post” citon burime që thonë se bastisja aspak e zakontë tregon shqetësimin e thellë brenda qeverisë së SHBA për informacionin që mbante ish-presidenti në Mar-a-Lago dhe rrezikun se ai mund të përfundonte në duart e gabuara.

Nga ana tjetër ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se nuk ka asgjë për të fshehur, pasi e quajti bastisjen anti-amerikane, ai kërkoi publikimin urdhrit të lëshuar për kontrollin.

“Jo vetëm që nuk do të kundërshtoj lëshimin e dokumenteve që lidhen me bastisjen e pajustifikuar dhe të panevojshme të shtëpisë sime në Palm Beach, Florida, Mar-a-Lago, por po shkoj një hap më tej duke inkuratuar menjëherë publikimin e atyre dokumenteve, edhe pse ato janë hartuar nga demokratë radikalë të majtë dhe kundërshtarë të mundshëm politikë në të ardhmen, të cilët kanë një interes të fortë për të më sulmuar mua, ashtu siç kanë bërë gjatë 6 viteve të fundit”.

Trump ishte veçanërisht i fiksuar në arsenalin bërthamor të SHBA-së ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë dhe mburrej se kishte informacione shumë sekrete.

Në librin e tij mbi presidencën e Trump, gazetari i njohur investigative Bob Woodword citoi ish-presidentin t’i thoshte: “Ne kemi gjëra që as nuk i keni parë apo dëgjuar. Ne kemi gjëra për të cilat Putin dhe Xi nuk kanë dëgjuar kurrë më parë. Nuk i ka njeri, ajo që kemi ne është e pabesueshme”.

Bastisja e së hënës ishte hera e parë në historinë amerikane që shtëpia e një ish-presidenti kontrollohej si pjesë e një hetimi penal.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share