FAZA PËRGATITORE E SKUADRAVE
Skuadra debutuese në Ligën e Parë të futbollit vendor Besa e Dobërdollit për sezonin e ri 2024/2025 me kohë bëri të gjitha parapërgatitjet e nevojshme duke afruar futbollist cilësor dhe me përvoj në radhët e veta. Nga data 26 qershor nisi fazën e parë të përgatitjeve.
Pas fazës së parë përgatitore që zgjati deri më 10 korrik, Besa e Dobërdollit, nga data 12 korrik është në qendrën e njohur sportive Bansko të Bullgarisë, ku do të qëndrojë deri më 22 korrik.
Kushtet perfekte dhe stërvitjet me intensitet të lartë paraqesin parakushte që kjo skuadër që debuton në Ligën e Parë sa më e përgatitur ta pres sezonin e ri.
“Besoj që kemi zhvilluar stervitje me intensitet të lartë dhe kemi zhvilluar ndeshje mjaft kualitative, ku ekipi ynë kishte një paraqitje të mirë të them e cila na garanton që në sezonin eri të futbollit në Ligën e parë të jemi një faktor kyç. Sa i përket përforcimeve normalisht kemi afruar lojtar me përvojë që nuk e patën vështirë që të adaptohen në ekipin tonë”, tha Sadiku.
Gjatë përgatitjeve në Bullgari, Besa ka zhvilluar dy ndeshje kontrolluese me Suharekën e Kosovës dhe Metallul Buzau të Rumanisë.
Të dy ndeshjet kanë përfunduar me barazim 1-1, ndërsa deri në fund të përgatitjeve në Bansko do të zhvillohet edhe një kontrolluese me ekipin Drita të Gjilanit.
Ekipi pas 10 ditëve përgatitje në Bansko të hënën kthehet në vend ku do të vazhdoj fazën e fundit të përgatitjeve deri në fillimin e kampionatit që sipas të gjitha gjasava do të fillon me 10 gusht./tvklan.mk/