FAZ për RMV-në: Korrupsioni në emër të BE-së!

NUK JANË REALIZUAR PREMTIMET E SOCIALDEMOKRATËVE

Pas skandalit në Klinikën për Onkologji dhe ndryshimeve në Kodin Penal, gazeta gjermane Frankfurter Allgemajne Cajtung konstaton se korrupsioni qeveritar fshehet pas flamurit të BE-së.

Njerëzit në Maqedoninë e Veriut janë mësuar me faktin se korrupsioni është e keqja e vazhdueshme në vendin e tyre. Por, atë që e zbuloi javorja “Fokus” në gusht të këtij viti, ishte skandaloze madje edhe për standardet e atjeshme – percjell KlanM shkrimin e gazetës gjermane Frankfurter Allgemajne Cajtung në tekstin me titull: “Korrupsioni në emër të BE-së”

Sipas gazetës gjermane, deri tani, formalisht është e dyshuar vetëm një infermiere, por ekzistojnë dyshime se ajo nuk mund të jetë e vetmja fajtore.

Por, edhe pa këtë skandal, Frankfurter Allgemajne Cajtung, sic percjell KlanM, komenton se nuk janë realizuar premtimet e socialdemokratëve pas marrjes së pushtetit në vitin 2017, për luftë pakompromis kundër korrupsionit.

“Zaevi premtoi se do ta pastrojë tarshëgiminë korruptive të paraardhësit të tij Gruevskit. Por, vështirë se do të gjeni dikend në RMV i cili vlerëson se ky premtim është realizuar. Përkundrazi, shumica vlerëson se korupsioni i njërës anë është zëvendësuar me korrupsionin e anës tjetër” – thonë nga FAZ.

Gazeta gjermane Frankfurter Allgemajne Cajtung përmend edhe ndryshimet e shtatorit në Kodin Penal, me të cilët u shfuqizuan apo u ulën dënimet për keqpërdorime të detyrës zyrtare.

“Presidenti Stevo Pendarovski kishte mundësi ta shfrytëzojë të drejtën e vetos, por ai i nënshkroi ndryshimet. Por, BE-ja kundërshtoi përpjekjet që të keqpërdoret nga qeveria dhe presidenti me justifikimin për keqpërdorimet e brendshme politike që paraqesin stagnim në luftën kundër korrupsionit” – thonë nga FAZ.

“Korrupsioni në emër të BE-së, kështu mund të përshkruhet politika e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ekipit të tij” – percjell KlanM konstatimin e gazetës gjermane duke cituar ish-Ministrin e Jashtëm, Nikola Dimitrov.

“Nikola Gruevski valëvite flamurin maqedonas, që ta fsheh korrupsionin dhe kidnapimin e institucioneve shtetërore, kurse Qeveria aktuale valëvit flamurin evropian, që ta bëjë të njëjtën gjë”. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share