Faturat e mbeturinave/ Komuna e Tetovës me vendim të ri

Problemi me ndërrmarjen publike komunale në Tetovë vazhdon, mbeturinat kanë ngulftaur qytetin. Sido që të jetë malësia e Tetovës do të vijoj të paguaj për mbeturinat tha Kryetari i Komunës Bilall Kasami duke potencuar se fatura do të kenë edhe mërgimtarët por do të paguajnë vetëm për gjysmën e hapsirës dhe 100 denarë taksë komunale

Në një prononcim për Gazetën Koha i pari i këshillit komunal Besar Durmishi kishte deklaruar se 51% e ndërmarjes do ti takoj komunës ndërsa 49% do ta ketë Koncesioneri por si i duket planet kanë ndryshuar Kasami sot në press konferencë bëri të ditur se koncesioneri ka marr 90% të aksioneve të ish Oeneumit Bilall Kasami.

 Në një bisedë me Saubermaher ata ekskluzivisht për Klanmaqedoni kanë deklaruar;

“Lidhur me përcaktimin e mënyrës së llogaritjes dhe përcaktimit të tarifave për secilin shërbim komunal, theksojmë që këto janë vendime të miratura nga komuna e Tetovës, përkatësisht nga këshilli i Komunës së Tetovës.Në vendimin e Këshillit të Komunës së Tetoës për miratimin e çmimit për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave në territorin e Tetovës, shënon dhe çmimi per grumbullimin e mbeturinave i cili është përcaktuar për metër katror (m). Me këtë, gjithashtu, theksojmë se të gjitha të dhënat kadastrale,për klientët që kanë marrë faturat e para, gjegjësisht për muajin shkurt 2024, janë siguruar nga Komuna e Tetovës, sipas marrveshjes për Partneritet Publiko Privat”,thonë për Klan nga kompania Saubermacher.

Përderisa faji hudhet nga njëra anë në tjetrën faturat e Shkurtit qytetarët do të duhet ti paguajnë patjetër ndërsa ata që do të paguajnë më shumë do të ju minusohen në faturat rrjedhëse./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share