Faturat e larta të energjisë elektrike! Ministria e Energjetikës me hapa konkret për zgjidhjen e problemit

Pas reagimeve dhe ankesave të shumta për fatura të larta të energjisë elektrike Ministria e Energjetikës ka dalur me hapa konkrete për zgjidhje të problemit.

Nga ky institucion ftojnë qytetarët që kanë problem me faturat e larta të njejtat ti paraqesin te furnizuesi universal EVN Home brenda 8 ditëve. Të kontaktojnë Komisionin Rregullatorë për energjetikë për ankesat e disa masa tjera.

 Edhe pse Ministria e Energjetikës nuk ka kopetenca të drejtpërdrejtë për çmimet dhe faturimin e energjisë elektrike nga EVN, këtë çështje e ka vendosur si prioritet dhe ka iniciuar takime me të gjitha palët relevante për të informuar publikun në mënyrë transparente dhe korrekte.

Për një konstatim të saktë të situatës, të drejtën e ankesës kanë të gjithë qytetarët që mendojnë se kanë bazë për një kontroll shtesë (në përputhje me nenin 37 të Ligjit për Energjinë, rregullat për furnizimin me energji elektrike dhe rregullat për trajtimin e ankesave dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve).

Në koordinim dhe bashkëpunim me Komisionin Rregullativ të Energjisë dhe kompanitë e përfshira si EVN Home, informojmë për procedurat. Hapat kryesorë për zgjidhjen e drejtë të mosmarrëveshjeve sipas ministrisë së energjetikës janë:

  1. Parashtrimi i ankesës në EVN Home Të gjithë qytetarët që mendojnë se fatura e tyre është e pasaktë, kanë të drejtë ligjore që të paraqesin ankesë te furnizuesi universal EVN Home brenda 8 ditëve. Raporti duhet të përfshijë numrin e llogarisë, një përshkrim të problemit dhe një kopje të faturës. Kontakt: info@evn.mk.

 

  1. Ankesa në Komisionin Rregullatprtë Energjisë nëse përgjigja është e pakënaqshme Nëse EVN nuk përgjigjet brenda afatit ligjor ose qytetarët nuk janë të kënaqur me përgjigjen, mund të kontaktojnë Komsiionin rregullator në erc@erc.org.mkose potrosuvaci@erc.org.mk, duke bashkangjitur dokumentet nga procedura me EVN. Komisioni Rregullator do të kryejë një hetim të pavarur dhe do të nxjerrë një vendim detyrues.

 

  1. Nëse Komisioni Rregullativ I Energjisë merr vendim në favor të qytetarit, EVN-ja është e obliguar ligjërisht të korrigjojë faturën, më së shpeshti duke llogaritur një ulje në faturat e mëvonshme. Në rast të një vendimi negativ, qytetarët kanë të drejtë të fillojnë një mosmarrëveshje administrative.

Sipas ligjit, EVN Home kërkohet të lexojë njehsorët çdo tre muaj (çdo 3 muaj) për t’u siguruar që të dhënat janë të sakta. EVN Home ka njoftuar ministrinë se rreth 85% e njehsorëve lexohen çdo muaj. Megjithatë, ka matës që janë të instaluar në pronën e përdoruesve dhe që nuk mund të lexohen nëse përdoruesi nuk është i pranishëm. 15% e matësve, ku përfshihen edhe të paarritshëm në zona të caktuara rurale, lexohen dy herë në vit. Për një periudhë 3 mujore, përqindja e matësve të lexuar ishte mbi 95%, thonë nga EVN. Pavarsishtë gjithë kësaj revolta e qytetarëve vazhdon duke u rritur për shkak të faturave maramendëse që ju arrijnë nga EVN. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share