Faton Hajrizi likujdohet nga policia serbe pas arratisjes nga burgu në Kosovë

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka njoftuar se Faton Hajrizi, i cili ishte arratisur nga burgu në Kosovë dhe kishte vrarë një polic serb gjatë një ndalimi, është likuiduar nga policia serbe në afërsi të Loznicës, pranë kufirit me Bosnjën. Daçiq ka deklaruar se anëtarët e policisë kanë vrarë Hajrizit në një pikë karburanti afër FC Trbushnica, ku ai ishte fshehur.

Sipas informacioneve, Hajrizi ishte lokalizuar dhe rrethuar nga forcat speciale SAJ dhe policia, dhe pas një shkëmbimi zjarri, ai u likuidua. Ky vend, një kompleks i braktisur fabrikash, është përdorur shpesh nga emigrantët nga Presheva për të pritur mundësinë e kalimit përtej Drinës.

Në rrjetin social TikTok, një person që prezantohej si Faton Hajrizi kishte publikuar vazhdimisht përmbajtje lidhur me rastin e vrasjes së policit Nikolla Krsmanoviq.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta dhe është raportuar gjerësisht në mediat serbe dhe shqiptare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share