Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Fatmir Limani thotë se situata në qeveri është e brishtë dhe kjo sepse qeveria nuk i ka numrat e nevojshme. grupi i zjarrit në BDI, sipas tij, ka nën kontroll 6 deputetë, përcjell Klan Maqedoni.
“Nuk janë dy… Kastriot Rexhepi, Zejdi, Koxhaxhiku, Izeti. Janë edhe dy deputetë tjerë që nuk dalin, nuk shpërfaqen. Ne i njohim, por ata nuk ajnë pjesë e bisedës sonte dhe nuk është korrekte t’i përmendim”, deklaroi Fatmir Limani në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia