Në shpalljen për zgjedhjen e kreut të Prokurorisë së Lartë Publike janë regjistruar tre kandidatë, prokurori aktual Mustafa Hajrullahi, si dhe prokurorët Burim Rustemi dhe Fatime Fetai, të cilët ishin pjesë e ekipit të Prokurorisë Speciale Publike në Maqedoninë e Veriut.
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski, sqaroi se shpallja ka përfunduar javën e kaluar dhe tashmë janë dërguar kërkesa në prokuroritë kompetente për të bërë vlerësim për të kaluar në fazën tjetër.
Sipas tij, procedura për zgjedhjen e kreut të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të përfundojë deri më 7 nëntor, ndërsa në ndërkohë duhet të pranohen edhe njoftimet për pesë prokuroritë e tjera themelore, në për të përfunduar procedurën edhe për to.