Në Konventën Kombëtare të Republikanëve në Milwaukee këtë javë, një trend i ri i modës ka marrë hov të madh, shkruan Reuters.
Republikanët në shenjë përkrahjeje për Donald Trumpin pasi i shpëtoi atentatit gjatë javës së kaluar, kanë mbajtur fasha të rreme në vesh, ashtu siç e mbajti kandidati i tyre për president pasi njëri nga plumbat gërvishti veshin e tij.
“Po e ndihmojmë presidentin Trump që të tregojë qëndrim me modën e re. Po qëndrojmë në shenjë solidariteti për plagën e tij. Ne duam t’i tregojmë se sa shumë e duam”, ka thënë delegatja e Arizonas, Susan Ellsworth.
Konventa është mbyllur të enjten me Trumpin që zyrtarisht ka pranuar nominimin e partisë për t’u përballur me demokratin Joe Biden në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në muajin nëntor.