Faruk Avdiu rreshtohet krah Arijanit Hoxhës, BESA mbetet pa zëdhënës

Zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Faruk Avdiu së fundmi është larguar nga partia e Kasamit.

Këtë informacionin e ka bërë publik vet Avdiu duke shpërndarë njê fotografi me Arjanit Hoxhên, i cili ka filluar përgatitjet për formimin e partisë së re politike s’bashku me disa anëtarë të dalë po nga Lëvizja Besa e Bilall Kasamit.

Largimet nga kjo parti filluan nga momenti kur opozitarja Besa zyrtarizoi bashkëpunimin me Alternativën dhe “Lëvizjen Demokratike”, të Izet Mexhitin.

Avdiu nuk është i vetmi zyrtarë nga Besa që i është bashkëngjitur Hoxhës në rrugëtimin e tij, pas Hoxhës është rreshtuar edhe deputeti Bastri Bajrami.

E në mbishkrimin e fotografisë së shpërndarë ku shihet afër Hoxhës, Avdiu thotë se pas analizës së bërë, ka kuptuar se brenda Lëvizjes Besa nuk ka as ide dhe as vizion për organizimin politik.

Reagimi i plotë:

Pas situatës së krijuar dhe dëgjimit të dy palëve, jam bind se Lëvizja BESA nuk ka as ide dhe as vizion për organizimin politik të shqiptarëve jasht Tetovës. Prandaj duke mos dashur të jem pjesë e një strukture lokaliste kam vendosur që rrugëtimin politik ta vazhdoj me formacionin e ri politik që paralajmëroi Arjanit Hoxha.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share