Farmacistja Emilija Spaseska në emisionin Klan Debat me gazetaren Biljana Georgievska, u shpreh se procesi i prodhimit dhe tregtisë së kanabisit mjekësor në vend, ka hasur në vështirësi për shkak të pengesave dhe bllokimit të ndryshimeve ligjore.
Kjo industri aktualisht vepron në bazë të dispozitave ligjore të sjella vite më parë. Procesi sipas saj përfshin një investim të madh, njohje serioze të lëndës, ekip me diciplinë dhe kontrolle rigoroze për kualitet.
“Për nuanca më vështirë, pak më rëndë, me shumë përpjekje, por gjithsesi po. Ka fitim”, u shpreh Spaseska./KlanMacedonia