“Dance the Night” është përshkruar si kënga e verës
Dua Lipa është vlerësuar nga fansat për këngën e saj të re “Dance the night”, e cila do të shërbejë si kolonë zanore e filmit Barbi. Projekti i ri është vlerësuar si ‘kënga e verës’ nga fansat. Kjo është kënga e parë që ylli i muzikës pop ka publikuar këtë vit.
Por teksa vlerësimet janë shumë pozitive kureshtja është e madhe edhe për vetë filmin. Në albumin muzikor të filmit do të ketë këngë nga këngëtarë të njohur si Ava Max, Charli XCX, Karol G, Khalid, Nicki Minaj, The Kid Laroi etj.
Ryan Gosling, i cili luan rolin e Ken do të ketë një pjesë në këngë. Kjo nuk është hera e parë që zëri i tij do të mbesë në një projekt filmik pasi më herët ka bërë të njëjtën gjë në “Blue Valentine” dhe “La La Land”.
Klan News