Është pranuar kërkesa e familjes Ademaj për zhvarrosjen e trupit të Liridona Ademajt, e cila u vra në mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Sinidoll afër Prishtinës.
Këtë e ka bërë të ditur për Klankosova.tv vëllai i saj Leonard Ademaj.
Ai bëri me dije se rivarrimi do të bëhet nesër nga ora 14:00.
Përndryshe kërkesa është bërë nga Bajram dhe Zade Ademaj, prindërit e Liridona Ademajt.
Në kërkesën e drejtuar prokurores Besa Limani shkruan:
“Kjo është një procedurë dhe përjetim tepër i rëndë për neve dhe këtë vendim e kemi marrë me shumë vështirësi, por duam që ajo të prehet në shtëpinë e saj”, shkruan në kërkesën që Klan Kosova e ka siguruar.
Sot është mbajtur seanca dëgjimore ndaj ish-bashkëshortit të saj Naim Murselit, ish-bashkëshortit të Liridona Murselit, dhe ndaj dy të dyshuarve të tjerë.