Ka arritur në shtëpinë e familjes së saj në fshatin Llugaxhi arkivoli i Hamide Magashit, e cila u vra para dy ditësh nga bashkëshorti i saj.Familjarët e së ndjerës mes lotësh janë përshëndetur me të për herë të fundit.Varrimi i së ndjerës do të bëhet në orën 13:00, në varrezat e fshatit.
Në vendngjarje ndodhen edhe patrullat e Policisë së Kosovës.Ish-bashkëshorti i saj, i dyshuari për vrasjen makabër, Sokol Halili, është ende në arrati. /EkonomiaOnline/