Familjarët e politikanëve Gjykatës dhe Prokurorë

ANTIKORRUPSION DORËZOHET: NUK KEMI ÇFARË TË BËJMË!

Kemi sistem të kontrollit në shtet që nuk është imun ndaj korrupsionit kështu shprehet kryetarja e antikorrupsionit Bljana Ivanovska lidhur me rastet në Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve.

Komisioni për parandalimin e korrupsionit nuk mund ti hetojë rastet në Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve për shkak se bëhet fjalë për një sistem të mbyllur, thotë e para e këtij institucioni, Biljana Ivanovska. Gjithçka që i ka mbetur është që të thotë se i vjen keq.

”Është për të ardhur keq, për shkak se jemi në kushte kur kemi ndikim të lartë politik që është edhe rrezik i lartë për korrupsion nëpërmjet sistemeve të njohura të nepotizmit, klijentelizëm, pazare politike për poste të larta. Në kushte të tilla dyshimi tek qytetarët është i lartë. Në anën tjetër kemi sistem të kontrollit në shtet që nuk është imun ndaj korrupsionit” – tha Biljana Ivanovska, kryetare e Antikorrupsionit.

Gjithçka që i mbetet Komisionit për parandalim e korrupsionit është që të ndjek prej aferë shpërndarjen e gjykatësve dhe prokurorëve me qëllim që mos të jenë nën ndikim të personave të afërt edhe pse as vet Ivanovska nuk beson se është e mundur që mos të ketë ndikim tek ta. Sipas Ivanovskës, zgjidhja e vetme është sjellja e Ligjit për prejardhje të pasurisë për të gjithë qytetarët, sepse e para e anti-korrupsionit thotë që keqpërdorimet funksionarët i bëjnë në bashkëpunim me qytetarë të thjeshtë.

Emri që tërhoqi më shumë vëmendje në listën e Akademisë për gjykatës dhe prokuror ishte ai i djalit të Kryeparlamentarit, Talat Xhaferi. Ai ishte top temë edhe sot në Kuvend.

Igor Janushev, djalit të Talat Xhaferit nuk mundesh ti afrohesh as te gishti i vogël. As tek gishti i vogël nuk i vjen. Më dëgjo tani! Më dëgjo Tani. Djali të Talat Xhaferit as ti dhe as shumë prej jush këtu nuk i afroheni as tek gishti i vogël. E dyta: Djali i Talat Xhaferit nuk shëtotet nëpër gjykata.
Shko atje ulu!

Djalin e Talat Xhaferit nuk mund ta shohësh të droguar!
Mos lexo lajme, nëse do diçka të më thuash e ke të drejtën e replikës.

Shko atje!
Largohu nga këtu!
Nuk je në shtëpi!
Ti nëse ke problem me gjykata, me djalin tim nuk ke.

Ulu në vendin tënd! Nëse ke punë me djalin tim dil dhe shihu me të.
Turp të vjen. Posaçërisht ty le të vjen turp.
Për çka?
Shko në parti dhe pyet për çka!

Përveç djalit të Xhaferit, që të jetë situata edhe më absurde, në këtë listë është edhe bashkëshortja e funksionarit të VMRO DPMNE-së opozitare, Timço Mucunskit, por edhe  bashkëshortja e Kryeprokurorit, Islam Abazi. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

Lexo gjithashtu
Total
0
Share