Kushërira e Rihannas, Tanella Alleyne, ka vdekur në moshën 28 vjeçare.
Alleyne vdiq të dielën më 13 gusht dhe një funeral u mbajt në fillim të ksaj jave në kishën e famullisë St George në Barbados, raporton Loop News.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë akoma i ditur.
Vdekja e saj vjen gjashtë vjet pasi vëllai i saj, Tavon Alleyne, u qëllua për vdekje në moshën 21 vjeçare në Boxing Day.
Ai u vra një ditë pasi kaloi Krishtlindjet me Rihannan, 35 vjeçe. Identiteti i vrasësit të tij ende nuk dihet.
Këngëtarja e hitit “Umbrella” mori pjesë në funeralin e tij dhe u pa e tronditur.
Alleyne u qëllua për vdekje në vitin 2018 teksa po shëtiste nëpër lagjen e Saint Martin në Barbados.
Ai u dërgua me urgjencë në një spital aty pranë me një automjet privat, por më vonë vdiq nga plagët e marra.
Riri nga ana tjetër vetëm pak ditë më parë u tha se është bërë nënë sërish.
Ajo dhe partneri i saj, reperi ASAP Rocky, mirëpritën një djalë.