Liridona Ademaj Murseli u përcoll këtë të premte për në banesën e fundit, në varrezat e fshatit Cërmanjë të Gjakovës, vendlindja e bashkëshortit të 30-vjeçares.
Nëna e dy fëmijëve u varros disa orë përpara se autoritetet në Prishtinë të vinin në pranga pikërisht bashkëshortin e saj Naim Murseli, si personin që porositi vrasjen e së resë.
Kjo, sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë, ka bërë që familja Ademaj të kërkojë zhvarrosjen e së bijës. Ata kërkojnë që vajza e tyre të prehet në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj.
Liridona u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës, teksa udhëtonte me makinë me bashkëshortin dhe dy fëmijët.
33-vjeçari Naim Murseli pretendoi se ajo u vra gjatë një tentative grabitjeje. Megjithatë hetimet bënë që këtë të premte autoritetet hetimore në Kosovë të zbardhin të vërtetën: Vrasjen e Liridonës e porositi pikërisht bashkëshorti i saj (Lexo më shumë).
Naim Murseli u arrestua gjatë orëve të pasdites së bashku me Granit Plavën, personin që dyshohet se qëlloi ndaj 30-vjeçares. Në pranga si bashkëpunëtor ra edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (Lexo më shumë).
33-vjeçari Naim Murseli raportohet se e ka pranuar porositjen e vrasjes së tij para autoriteteve hetimore (Lexo më shumë)./tvklan.al