Fama nga spektakli! Banorët e BBVK-së shënuan rritje të ndjekësve në Instagram

Banorët e BBVK-së kanë pasur disa prej tyre rritje të madhe të ndjekësve në Instagram, pas fillimit të spektaklit, disa prej tyre një rritje të konsiderueshme dhe njëri prej tyre ka pësuar rënie të ndjekësve në këtë platformë.

Pesë banoret të cilët patën rritje të madhe të ndjekësve në kuadër të përqindjeve janë Driloni, Lejla, Arioni, Xheneta dhe Vullneti.

Driloni, pati një rritje prej 548 për qind, pasi hyri me 12.3 mijë ndjekës dhe tashmë ka grumbulluar 79.7 mijë sosh.

Rritja e numrit të ndjekësve në Instagram (Renditur nga më e larta në më të ulët)

Lejla pati një rritje prej 457 për qind, pasi hyri me 9.8 mijë dhe tashmë i ka 54.7 mijë ndjekës

Arioni po ashtu ka pasur një rritje të ndjekësve me 300 për qind, i cili hyri me 9.7 mijë ndjekës dhe tani i ka 38.8 mijë ndjekës.

Pesë banorët që më së shumti patën rritje të numrit të ndjekëse në Instagram

Një tjetër banore që po ashtu ka pasur rritje është Xheneta me një rritje prej 195 për qind. Banorja hyri me 22.5 mijë ndjekës në Instagram, duke e çuar shifrën në 66.3 mijë ndjekës.

Vullneti është një tjetër banor i cili ka pasur rritje në përqindje, me një shifër prej 160, nga numri i ndjekësve fillimisht 3 mijë dhe tani i ka 7.8 mijë ndjekës.

Banorët të cilët më së paku kanë pasur rritje të ndjekësve në Instagram

Banorët me më së paku rritje të ndjekësve në Instagram janë si në vijim:

Leonardo Gashi me 0 për qind, pasi nuk pati ndryshim të numrit.

Rovena Stefa, e cila jo vetëm që nuk ka pasur rritje por ka pasur rënie të ndjekësve.

Banorët që s’patën asnjë ndryshim në numrin e ndjekësve dhe banorët që pësuan rënie të ndjekësve në Instagram

Mevlani është po ashtu është në mesin e pesë banorëve që më së paku ka pasur rritje të ndjekësve me 2.18 për qind.

Këto janë ndryshimet e numrit të ndjekësve që kanë pasur banorët në rrjetin social Instagram prej fillimit të formatit Big Brother VIP Kosova.

Krahasimi dhe statistikat u nxorën në bazë të përqindjeve.

Ndërkaq banorët Fitimi dhe Laurenti, që hynë si një konkurrent i vetëm, po ashtu patën rritje të ndjeshme; megjithatë shifrat nuk janë kalkuluar për shkak të periudhës së shkurtë kohore që kanë aty brenda. /Telegrafi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share