Shkencëtarët në Gjermani ia kanë dalë të printojnë në 3D dhomëzat e zemrës të cilat mund të funksionojnë vetë për të paktën 3 muaj.
Studimi i publikuar në “Nature Biotechnology” mundet që një ditë të udhëheqë drejt krijimit të zemrave që mund të transplantohen tek pacientët.
Dhomëzat u krijuan duke përdorur teknikën e bioprintimit përmes së cilës depozitohen qeliza të gjalla në një model specifik për të ndërtuar një strukturë 3-dimensionale.
Shkencëtarët e përdorën bioprinterin për të krijuar veshore në miniaturë të cilat janë dhomat muskulare në pjesën e poshtme të zemrës që pompojnë gjakun. Veshoret kanë përmasa 6 herë më të vogla se sa në realitet. Ato u ndërtuan nga një përzierje e qelizave njerëzore të zemrës dhe një material xheli.
Studiuesit zbuluan se mund të funksionin deri në 3 muaj dhe nuk shfaqën shenja degradimi. Aktualisht, ata po punojnë për të printuar ndarje më të mëdha të zemrës, më rezistente dhe që mund të lidhen me indet e trupit./tvklan.al