Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i UT-së e zgjeron bashkëpunimin me Fakultetin e Inxhinierisë Ushqimore të Universitetit Szeged të Hungarisë

Në kuadër të programit CEEPUS dhe rrjetit: “SK-1018-09-2324 – Biologji, Bioteknologji dhe Shkenca Ushqimore” Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i UT-së mirëpriti katër studentë bashkë me prodekanin Prof. Dr. Jozef Gal nga programi studimor Inxhinieri Ushqimore në Fakultetin e Inxhinierisë, të Universitetit Szeged nga Hungaria.

Programi në fjalë ka dhënë kontribut të veçantë dhe inkurajim për studentët në integrimin e tyre me industrinë ushqimore të vendeve të Bashkimit Evropian. Koordinatori i programit nga Universiteti i Tetovës Prof. Dr. Erhan Sulejmani vlerësoi se qëllimi i programit është të rrisë bashkëpunimin me universitetet prestigjioze evropiane në fushën e inxhinierisë ushqimore, si një potencial dhe burim i aftësimit të kuadrit të ri në vendin tonë.

Ai më tej theksoi se aktivitetet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen duke organizuar edhe trajnime për studentët e ciklit të dytë të Fakultetit të Teknlogjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit si një perspektivë e re edhe për të rritur mundësitë e trajnimit me ekspertë kompetentë dhe me teknologjitë inovative që i ofron Universiteti Szeged në Hungari.

Ndërsa dekani i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit në Universitetin e Tetovës  Prof. Dr. Xhezair Idrizi, tha se këto projekte kanë për qëllim rritjen e aktiviteteve në të ardhmen, duke u mundësuar studentëve praktika dhe përvoja nga më shumë universitete prestigjioze në Evropë. Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit tonë tashmë ka aplikuar në dy projekte evropiane për të sjellë një perspektivë të re dhe për të rritur përvojat e të rinjve, ekspertë dhe kompetentë në teknologjitë e inovacioneve në fushën e inxhinierisë ushqimore dhe të ushqyerit

Lexo gjithashtu
Total
0
Share