6.7 mln Euro për zv-presidentin e arbitrave që prej vitit 2001
Pavarësisht fjalëve të presidentit të La Ligës, Javier Tebas, i cili tha se Barcelona nuk rrezikon në nivel sportive për shkak të çështjes Enriquez Negreira, duket se historia nuk ka përfunduar, me detaje të reja që zbulohen çdo ditë.
Mediat spanjolle raportojnë se Barcelona i ka paguar zv-presidentit të arbitrave afërsisht 6.7 mln Euro pa TVSH që prej vitit 2001. Faturat për të ashtuquajturat konsulenca kanë nisur në shifrat 135 mijë Euro, ndërsa në 2003 kanë shkuar në 140. Me mandatin e presidentit, Laporta ka arritur shumën e 570 mijë Eurove në sezonin 2010.
Hetimi i agjentëve të tatimeve në Spanjë, që ende nuk ka përfunduar, nisi në Janar të vitit 2021 pas një padie nga një person, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar nga mediat.
Çështja do të vijojë dhe dyshimet janë se skandali do të përforcohet nga fakte të reja që mund ta dëmtojnë Barcelonën.
Tv Klan