Pronari i Facebook Meta thotë se po ndalon disa rrjete të mediave shtetërore ruse. Ai pretendon se këto media përdorin taktika mashtruese për të kryer operacione ndikimi.
“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, ne zgjeruam zbatimin tonë të vazhdueshëm kundër mediave shtetërore ruse. Rossiya Segodnya, RT dhe entitete të tjera të lidhura janë tani të ndaluara nga aplikacionet tona globalisht për aktivitetin e ndërhyrjes së huaj,” njoftoi kompania Meta.
Mediat shtetërore ruse janë vënë nën vëzhgim të vazhduar mbi aludimet se janë përpjekur të ndikojnë në politikën e shumë vendeve perëndimore.
Dy vjet më parë, Meta mori masa më të kufizuara për të kufizuar përhapjen e mediave të kontrolluara nga shteti rus, duke përfshirë ndalimin e mediave nga shfaqja e reklamave në platformat e saj dhe kufizimin e shtrirjes së përmbajtjes së tyre.
Javën e kaluar Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi sanksione të reja kundër RT, duke e akuzuar atë si një krah “de facto” të aparatit të inteligjencës ruse.
Ai shtoi se qeveria ruse ka ngulitur brenda RT një njësi me aftësi operacionale kibernetike dhe lidhje me inteligjencën ruse./tvklan.al