Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka zbuluar se kush janë dy lojtarët që Barcelona po i ndjekë para një lëvizje të mundshme gjatë afatit kalimtar veror.
Që prej se në krye të blaugranasve erdhi tekniku gjerman Hansi Flick i cili zëvendësoi Xavin në verë, Barcelona ka pasur një rritje të jashtëzakonshme të formës.
Momentalisht ata janë në krye të La Ligas me 33 pikë të grumbulluara, gjashtë më shumë se rivali Real Madridi.
Teksa po i afrohemi afatit kalimtar të janarit, Romano ka thënë se janë dy lojtarë të cilët vlerësohen lart nga gjiganti spanjoll.
Siç ka zbuluar ai, Nico Williams i Athletic Bilbaos dhe Rafael Leao i Milanit janë dy emrat që po diskutohen nga drejtuesit e klubit.
Duke marrë parasysh se që të dy preferojnë të luajnë në krahun e majtë të sulmit, me shumë mundësi bordi do të vendos vetëm për njërin nga ta.
Në një prononcim të dhënë së fundmi, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, kishte thënë se Williams ka qenë një prej objektivave të tyre verën e kaluar, por pastaj ata nënshkruan me Dani Olmon.
Barcelona do të rikthehet në aksion vikendin e ardhshëm, ku do të luajnë në udhëtim ndaj Celta Vigos./Telegrafi/