F1: Max Verstapen ka fituar për herë të 60 një garë të Formula 1

Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, fitoi garën e Çmimit të Madh të Kanadasë në Formula 1, zhvilluar në pistën e Montreal, suksesi i gjashtë sezonal. Një garë spektakolare, kushtëzuar nga pista e lagur për shkak të shiut që ra para dhe gjatë garës, çka solli edhe disa aksidenteve.
Kampioni i botës e nisi garën nga vendi i dytë dhe pas hyrjes për herë të parë të makinës së sigurisë arrin të marrë kreun e ta mbrojë atë deri në fund. Në vendin e dytë u rendit Lando Norris me McLaren, ndërkohë që podiumi kompletohet me makinën Mercedes të George Russell (i treti).

Makina e sigurisë hyri dy herë në pistë pas aksidenteve të shumta, duke e bërë garën mjaft tërheqëse deri në fundin e saj. Gjithsesi, në fund triumfoi Verstappen, që arriti të përfitojë nga situatat e krijuara. Russell, që e nisi garën nga “pole”, u kënaq me vendin e tretë, pasi parakaloi Lewis Hamilton (i katërti) dy xhiro nga fundi.

Një garë totalisht e dështuar kjo për Ferrari, teksa të dy pilotët e saj u detyruan të tërhiqen nga gara, fillimisht Leclerc e më pas Sainz. “Kokëkuqja” nuk ishte në asnjë moment konkurruese, madje gaboi edhe me strategjitë e gomave, duke kaluar një fundjavë totalisht katastrofike pas suksesit në Monako dy javë më parë.

Emri i fituesit mbeti në dilemë deri në fund për shkak të shiut dhe aksidenteve dhe pilotët patën diferenca të vogla mes tyre. Në zonën e pikëve u renditën edhe Oscar Piastri (i pesti), Fernando Alonso (i gjashti), Lance Stroll (i shtati), Daniel Ricciardo (i teti), Pierre Gasly (i nënti) dhe Esetabn Ocon (i dhjeti).

Pesë makina u tërhiqën nga gara për shkak të aksidenteve apo problemeve të ndryshme e mes tyre edhe makina Red Bull e Sergio Perez, që vijon të zhgënjejë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share