Gjermania, Austria dhe Zvicra janë vendet më të goditura nga moti i keq
Moti i keq ka mbërthyer Evropën.Gjermania, Austria dhe Zvicra janë shtetet më të prekura.
Mynihu u bllokua pas reshjeve rekord të borës për muajin dhjetor, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në transportin ajror, rrugor dhe hekurudhor.
Autoritet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet e panevojshme.
Në Bavari , shumë akse rrugore janë të bllokura për shkak pemëve të rrëzuara nga pesha e dëborës. Situata kaotike e transportit nuk pritet të normalizohet deri para pasdites së së hënës.
Në Austri dhe Zvicër, reshjet e borës bënë që zyrtarët të ngrenë alarmin për rrezikun e ortekëve.
Provinat në Tiroli dhe Vorarlberg në Austrinë perëndimore janë më të rrezikuara pasi ka rënë deri në 50 centimetra borë gjatë natës.
Në Austri në shumë se 20,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa janë kostatuar probleme edhe në funksionimin e rrjeteve celulare.
Në Republikën Çeke, disa akse rrugore u bllokuan për orë të tëra ndërsa transporti publik u paralizua.Si pasojë e motit të keq ,mbi 15,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike.Nga moti I keq është përfshirë edhe jugu i Polonisë./KlanNews
GAZETARE: XHUANA LIKA