EVN u përgjigjet banorëve të Kondovës: Nëse përgjegjësia për dëmet është e jona, do të veprojmë në mënyrë adekuate!

EVN-ja I është përgjigjur kërkesës së Klan Maqedoni, lidhur me dëmet e shkaktuara të aparateve të amvisërisë nëpër disa shtëpi të fshatit Kondovë të Komunës së Sarajit.

Sipas shkresës, nga EVN-ja thonë se, amvisëritë e dëmtuara duhet të bëjnë një kërkesë me shkrim ku detajisht do të përshkruajnë dëmet e shkaktuara dhe të njëjtën ta dorëzojnë gjatë ditëve të punës në Qendrën për Shfrytëzuesit apo KEC.

“Lidhur me kërkesën tuaj, Ju drejtojmë të dorëzoni Kërkesë me shkrim për dëmshpërblim ku do të përmendni detaje për dëmin e shkaktuar, si dhe aparatet e dëmtuara elektrike. Të njëjtën dorëzoni në Energo – Qendrën më të afërt të Shfrytëzuesve – KEC gjatë ditëve të punës nga ora 07.30 deri 15.30” – thonë nga EVN-ja.

Nga EVN-ja thonë se ekipet përkatëse do të konstatojnë situatën e krijuar dhe nëse vërtetohet se dëmet janë shkaktuar nga EVN-ja, do të veprohet në mënyrë përkatëse.

“Në bazë të kërkesës, shërbimet kompetente do t`i konstatojnë shkaqet e dëmit të shkaktuar me qëllim të konstatimit të situatës faktike. Nëse vërtetohet se përgjegjësia për dëmet është nën kompetencat tona, do të veprohet në mënyrë adekuate” – përgjigjen nga EVN-ja.

Nga EVN-ja kanë dërguar edhe formularin ku qytetarët e dëmtuar nga Kondova mund të parashtrojnë kërkesën për dëmshpërblim.

Ndryshe, disa banorë të Kondovës për Klan Maqedoni thanë se pas mungesës disaditëshe të energjisë elektrike, mbrëmë pasi rryma kishte arritur në këtë vendbanim, tensioni i lartë u kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme nëpër shtëpi dhe aparatet e amvisërisë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share