EVN Maqedoni me aktivitet vullnetar dhe donacione të fundvitit

Tradicionalisht gjatë festave të fundvitit, EVN Maqedoni dhuroi pako ushqimore për Kishën Ortodokse Maqedonase (KOM), Bashkësinë Fetare Islame (BFI) dhe Kishën Katolike. Përveç kësaj, punonjësit e EVN-së realizuan aktivitetin vullnetar “Ndarja e pakove të Vitit të Ri për të pastrehët” në bashkëpunim me organizatën “ACT Makedonija” në Shkup.

Bashkësitë fetare përmes organizatave humanitare “Sveti Spas”, “Karitas” dhe “El Hilal” do të mundësojnë që pakot ushqimore të shpërndahen në mbarë vendin. Priftërinjtë e organizatës humanitare”Sveti Spas” do të shpërndajnë ushqim për qytetarët që janë në gjendje të rëndë shëndetësore apo që jetojnë në zona të largëta rurale. Pako me produkte ushqimore që ju dhuruan Kishës Katolike, “Karitas” dhe organizatave humanitare të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) “Hilal” do të shpërndahen për familjet në rrezik social.

EVN Maqedoni është kompani e përgjegjshme që vazhdimisht investon në projekte për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe u bashkohet një sërë iniciativave që adresojnë sfidat e familjeve nga kategoritë e cenueshme. Gjatë vitit, kompania bën punë vullnetare dhe përfshin organizata të ndryshme që punojnë me kategori të cenueshme të qytetarëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share