EVN ka bërë të ditur se në 25 lokacione nëpër Shkup do të vendosë stacione mbushëse për makinat elektrike.
Në shpjegimin e propozim-vendimit thuhet se qëllimi i këtij projekti është në përputhje me aktivitetet e ndërmarra nga Qyteti i Shkupit në drejtim të inkurajimit të përdorimit të alternative të tjera të transportit, duke promovuar stacionet për mbushjen e automjeteve elektrike.
Kjo siç thuhet do të ndikoj në përpjekjet për të përmirësuar cilësinë e ajrit.
Në 25 lokacione në Shkup do të vendosen po aq stacione për mbushjen e makinave elektrike. Të enjten, këshilltarët bashkiakë duhet t’i japin dritën jeshile propozimit për vendimin për përcaktimin e lokacioneve për vendosjen e pajisjeve urbane – stacionet e karikimit të automjeteve elektrike.